Mediat sllovene “zbulojnë” kandidatin për përzgjedhës të Kosovës

Mediat sllovene “zbulojnë” kandidatin për përzgjedhës të Kosovës

“Kandidatura” e Srecko Katanec për të qenë përzgjedhësi i ardhshëm i përfaqësueses së Kosovës, tashmë është serioze. Pas raportimeve të medieve kosovarë, edhe në Slloveni shkruajnë për mundësinë që Kosova të udhëhiqet nga Katanec.

Përzgjedhësit të deritashëm të Sllovenisë, siç shkruan mediumi slloven Siol Net, i ka përfunduar kontrata që e mbante si trajner të përfaqësueses së Sllovenisë.

Sipas medieve sllovene, tekniku 54-vjeçar slloven është një njohje e vjetër e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, me të cilin kishin ndarë së bashku disa vite si futbollistë, tek Partizani i Beogradit, shkruan Insajderi.

Sllovenia tanimë është në kërkim të një përzgjedhësi të ri, ashtu siç është edhe Kosova.

Federata e Futbollit të Kosovës ka përfunduar bashkëpunimin me përzgjedhësin e deritashëm, Albert Bunjaki, pas ndeshjes së fundit kualifikuese që Kosova e humbi ndaj Islandës me rezultat 2-0. /Insajderi.com