Mediat serbe shkruajnë për heqjen e Haradinajt nga lista e të kërkuarve  

Mediat serbe shkruajnë për heqjen e Haradinajt nga lista e të kërkuarve  

Kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me 17 persona të tjerë edhe zyrtarisht tanimë janë larguar prej listave të kërkimit nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë.

Ky fakt nuk u ka ikur edhe mediave beogradase. Gazeta “Blic.rs” në ballinën e sotme publikon një shkrim me titull “ Interpoli largon Haradinajn nga lista e të kërkuarve”.

Mediumi në fjalë citon ministrin e Drejtësisë,  Abelard Tahiri i cili konfiromoi heqjen e flet-arrestit të lëshuar nga Serbia për 18 persona.

“Pas këtij vendimi, të gjithë këta individë janë të lirë të udhëtojnë jashtë Kosovës pa asnjë problem”, u shpreh ai.

Haradinaj u arrestua në Francë në fillim të këtij viti, nën një urdhër të lëshuar nga Serbia, por që më pas u lirua pasi gjykata franceze hodhi poshtë kërkesën për ekstradim në Beograd.

Serbia kërkonte Haradinaj për kryerjen e krimeve të luftës si ish-komandant i UÇK.