Mediat në Spanjë: Kjo është data kur Ronaldo do të largohet nga Reali

14.11.2017 18:46
Mediat në Spanjë: Kjo është data kur Ronaldo do të largohet nga Reali

Cristiano Ronaldo përsëri e dëshiron largimin nga Real Madridi.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dëshiron që të largohet nga klubi, sipas një raportimi të ‘Chiringuito TV’, përcjell Insajderi.

Superylli portugez ka pësuar rënie të dukshme në formë muajt e fundit, duke shënuar vetëm një gol deri tani në La Liga, pas shtatë ndeshjeve të luajtura.

Ronaldo tashmë raportohet se është i gatshëm të largohet më 30 qershor të vitit të ardhshëm, pasi ka refuzuar kontratën e re për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” kërkoi ngritje page në kontratën e re, e cila ishte refuzuar nga presidenti Florentino Perez, për shkak të moshës së portugezit.

Marrëdhënia e tyre u përkeqësua këtë verë, kur Ronaldo për herë të parë bëri të ditur kërkesën e tij për largimin nga klubi.

Ronaldo këtë edicion ka bërë 7 paraqitje në La Liga, duke shënuar vetëm një gol, 11 më pak se rivali Leo Messi.

32-vjeçari kishte munguar në pesë ndeshje me Real Madridin, pasi në muajin gusht u dënua për shkak se shtyu gjyqtarin në ndeshjen me Barcelonën. /Insajderi