Mediat në Spanjë: 4 arsyet pse Ronaldo po e dëshiron largimin nga Reali

Mediat në Spanjë: 4 arsyet pse Ronaldo po e dëshiron largimin nga Reali

Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur në Real Madridi dhe dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo po kalon momente shumë të vështira në Real Madrid, ku në tetë ndeshje ka shënuar vetëm një gol në La Liga.

Ai madje e ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Realin, e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe besohet se dëshiron të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Ronaldo ka katër arsye pse dëshiron të largohet dhe nuk është më i lumtur në Santiago Bernabeu.

1. Tentimi për të nënshkruar me Mbappe – Portugeze nuk ka qenë i lumtur se Real Madrid kishte tentuar ta transferonte gjatë verës francezin Kylian Mbappe, pasi beson se kjo ishte mungesë besimi në të dhe respekti

2. Thashetheme rreth transferimit të Neymar – Lajmet e fundit në mediat franceze dhe spanjolle thonë se Real Madrid po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurove për Neymar, i cili shihet si zëvendësues i portugezit.

3. Paga më e vogël se sa dy konkurrentët e tij Neymar dhe Messi – Ronalo është momentalisht lojtari më i mirë në botë dhe atë për të dytin vit radhazi, por paga e tij është shumë më e vogël se sa ajo e Messit dhe Neymarit, dhe kjo nga Ronaldo shihet si mungesë respekti

4. Problemet me taksa – Portugezi nuk është aspak i lumtur se po akuzohet nga prokuroria spanjolle për ikje të tatimit, pasi beson se kjo është vetëm e kurdisur ndaj. Ronaldo insiston se ai gjithnjë ka qenë shumë i rregullt dhe madje ka paguar edhe më shumë se sa duhej.