Mediat në Angli: Arsenali transferon Aubameyangun

Mediat në Angli: Arsenali transferon Aubameyangun

Pierre-Emerick Aumabeyang është shumë afër kalimit te Arsenal nga Borussia Dortmund.

Aubameyang ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin dhe tani fjalën e fundit do ta thotë Dortmundi, raporton The Mirror.

“Topçinjtë” janë duke tentuar për ta transferuar Pierre-Emerick Aubameyangun si zëvendësues të Alexis Sanchez, që është afër kalimit te Manchester United.

Dëshira e Arsenalit tashmë është realizuar, pasi sulmuesi nga Gaboni ka rritur marrëveshje personale me klubin anglez dhe është duke pritur “dritën e jeshile” nga Dortmundi.

Sulmuesi nuk dëshiron të dëgjojë më për Dortmundin, pas pezullimit në fundjavën që lamë pas, për arsye disiplinore.