Mediet ndërkombëtare shkruajnë për “fatin” e Haradinajt

Mediet ndërkombëtare shkruajnë për “fatin” e Haradinajt

Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje të madhe vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit në Francë lidhur me rastin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo gjykatë vendosi që ta shtyjë marrjen e vendimi për  6 prill, pasi gjykata kërkonte informata shtesë për të marrë një vendim të plotë.

Gazeta prestigjioze “Reuters” shkruan se “vendimi për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj është shtyrë”.

“Gjykata e Apelit francez ka marrë vendim të enjten se vendimi për ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ishte komandant i UÇK-së, gjatë viteve 1998-99 në luftën e Kosovës, është shtyrë”, fillon shkrimin e saj “Reuters”, raporton Insajderi.

Shkrimi i saj mbaron duke shkruar për tensionet diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës.

reuters

Po ashtu, edhe “The Associated Press” shkruan se Franca ka shtyrë vendimin për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

“Gjykata franceze ka shtyrë vendimin e saj nëse do ta ekstradojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Serbi, ku ai akuzohet për krime lufte”, fillon shkrimin kjo agjenci e lajmeve.

“Gjykata e Apelit në qytetin verilindor të Colmar tha se është pajtuar me kërkesën e prokurorit për më shumë informacion. Rast ky i cili do të shqyrtohet sërish më 6 prill”, vazhdon shkrimin e saj AP.

Kjo gazetë liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e përshkruan si një ish-luftëtar i UÇK-së, në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë për pavarësi nga Serbia, i cili u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës, raporton Insajderi.

ap

Ndërsa gazeta gjermane “Neue Zurcher Zeitung” shkruan se “fati i politikanit kosovarë në Francë, Ramush Haradinaj mbetet i hapur.

Gjykata e Apelit në Colmar ka shtyrë vendimin për ekstradimin e tij në Serbi me 6 prill, pasi gjyqtarët kanë kërkuar informata shtesë në lidhje me të.

Ajo çfarë ka theksuar kjo gazetë është se Ramush Haradinaj ka qenë në krye të UÇK-së, gjatë luftës për pavarësi të Kosovës me Serbinë dhe njëri nga politikëbërësit kryesorë të opozitës në Kosovë.

dch

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar me 4 janar nga autoritet franceze sipas një urdhër arresti të lëshuar Serbia.

Ndërsa kjo është hera e dytë që vendimi i gjykatës franceze e shtyn vendimin ndaj tij.

Ramush Haradinaj këtë vendim e ka qujtur “proces politik dhe një plan politik ku të gjithë ata që janë pjesë e këtij veprimi  duhet t’ju vijë marre”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve./Insajderi.com