Futbollisti kyç i Shkëndijes në përballjen me Milanin

Futbollisti kyç i Shkëndijes në përballjen me Milanin

Besart Ibraimi, 31 vjeçar, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shkëndijës, e cila do të përballet me Milanin e Montella-s në “play-off”, për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të “Europa League”.

Sulmuesi në fjalë, nga mesatarja shumë e lartë e shënimit me ekipin e tij, 46 gola në 63 ndeshjet e “Prva Liga” maqedonase, është interesant edhe për faktin se me 9 gola të shënuar, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Shkëndijën e Tetovës në garat evropiane.

Ibrahimi ka zhvilluar një intervistë për “Corriero dello Sport”.

Ai është shprehur se “të luash kundër një skuadre si Milani të jep gjithmonë ndjesi të bukura. Ditën e shortit, shumë nga ne deshën si kundërshtare pikërisht skuadrën kuqezi. Kjo është si një ëndërr, që bëhet realitet. Jemi me të vërtetë të lumtur që kemi mundësinë ta luajmë shansin e kualifikimit në fazën e gupeve pikërisht ndaj tyre”, ka thënë Ibrahimi.

Gjithashtu ai ka shtuar se për ne nuk janë me rëndësi çështjet politike, pasi ne jemi thjesht futbollistë, por mund të them se ndjehem shqiptar dhe jam krenar si i tillë. Përveç të tjerave, shumë nga bashkëkombësit e mi janë tifozë të Milanit dhe kjo do t’i japë më shumë shije ndeshjes sonë”.

Ibrahimi ka folur edhe për grupin e tifozëve “Ballistët” të cilë janë shumë të njohur për pritjet e tyre.

“Besojmë shumë te mbështetja e tyre për ndeshjen në Milano dhe jam i sigurt se shumë të tillë do të jenë të pranishëm edhe në Shkup, ku do të duhet të luajmë ndeshjen e kthimit, pasi stadiumi ynë në Tetovë nuk është i përshtatshëm për ndeshje të tilla”

Besart Ibrahimi ka thënë se Shkëndija përfaqëson të gjithë territoret shqiptare dhe çdo shqiptar, në çdo vend të botës.

Futbollisti kyç i “Shkëndijes” ndër tjerash ka thënë se “Nuk kam frikë nga asnjë kundërshtar, por sigurisht ndiej një respekt të madh për ata, sepse janë të gjithë futbollistë të mëdhenj”.

Ndërsa kur ai është pyetur për eksperiencat e tij në futbollin e madh evropian, ai ka kujtuar ndeshjen e debutimin e tij në Bundesligë, kundër Freiburgut.

“Ajo eksperiencë më ka ndihmuar që të rritem si futbollist e si profesionist, edhe pse kam luajtur pak në Gjermani, por nuk kam asnjë peng. Çdo gjë që ndodh në jetë përfaqëson dëshirën e Zotit”, ka thënë Besart Ibrahimi.