Mediat malazeze: Dy shtetas të Malit të Zi u arrestuan në Prishtinë

Mediat malazeze: Dy shtetas të Malit të Zi u arrestuan në Prishtinë

Në operacionin e sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Prishtinë janë arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, të kërkuar përmes INTERPOL-it, kanë snjoftuar sot mediat malazeze.

Siç shkruan portali nga Mali i Zi fosmedia.me, në këtë operacion Policia e Kosovës ka arrestuar M.M. nga Podgorica, i cili bashkë me I.M. dhe V.V. dyshohen për kryerjen e veprës penale – vrasje e rëndë.

Fjala është për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit më 10 tetor 2016 në Cetinjë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka thënë sot në mbrëmje se tre persona janë arrestuar në total. Tre prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tjetri është shtetas i Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes. /Insajderi.com