Mediat kryesore në Serbi i kontrollon Aleksandër Vuçiqi, thotë ky gazetar

Mediat kryesore në Serbi i kontrollon Aleksandër Vuçiqi, thotë ky gazetar

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!”.

Është ky një dokumentar do të trajtojë situatën e gazetarëve në Ballkan si dhe zbulohen detaje nga rastet më të rënda ku gazetarët humbën jetën.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin!

Branko Çeçen që udhëheq Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Serbi, njëri prek ekipeve më të mirë të gazetarëve hulumtues në këtë shtet, thotë se mediat kryesore në këtë vend i kontrollon Aleksandër Vuçiçi. Si përgjigjet ai në pyetjen: Si është të jesh gazetar në Serbi?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi flitet më në detaje për Betejën Ballkanike bardh e zi. Për të vërtetën nga ana e gazetarëve në një anë, dhe betejën kundër tyre nga ana e politikanëve, mafias dhe krimit të organizuar bashkë, në anën tjetër.

Sa gazetarë janë vrarë në Kosovë e sa në shtet në regjion?

Si u bë që në të gjithë rastet e vrasjes së gazetarëve, ose kurrë nuk zbulohen vrasësit, ose kriminelet kurr nuk e marrin dënimin e merituar?

Cilët janë liderët aktual të Ballkanit që kanë pasur skandalet më të mëdha në raport me gazetarët?

Si po vriten gazetarët tash edhe në Evropë, dhe a po ‘Ballkanizohet’ edhe Perëndimi?

Ekskluzivisht për InDoks dhe për këtë dokumentar flasin gazetarët më eminent nga ky regjion.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com