Mediat britanike për këngëtaret kosovare: Erdhën nga një vend i vogël, u kthyen në yje

Mediat britanike për këngëtaret kosovare: Erdhën nga një vend i vogël, u kthyen në yje

Këngëtaret me prejardhje nga Kosova e që tashmë kanë famë botërore po vazhdojnë të zgjojnë kureshtjen e medieve të ndryshme. Për Rita Orën Dua Lipa dhe Era Istrefin

ka shkruar britanikja “The Times” që thotë se ato tashmë janë të njohura në të gjithë botën për muzikën e tyre e po ashtu duke treguar hapur që janë nga Kosova, përcjell televizioni OraNews.  “Shteti i Kosovës që ndodhet në juglindje të Evropës mund të jetë i vogël por është kthyer në një vatër të promovimit të yjeve.

Një ndër më të njohurat është Rita Ora që ka lindur në Prishtinë dhe kur ishte 1 vjeçe u largua nga atje pasi familja e saj ndjekej për çështje politike. Prindërit i vendosën nofkën Ora, që do të nënkupton kohën”, shkruan The Times.

Ajo shkruan edhe për 21-vjecaren Dua Lipa që thotë se është vajza e një ylli roku nga Kosova, vend ku kaloi 4 vite të adoleshencës. Kënga e saj ‘Be The One’ .

E për Era Istrefit thotë se kënga e saj ‘Bon Bon’ u be virale duke arritur 180 milionë klikime në Youtube.