Mediat botërore: Maqedonasit dhunojnë Kuvendin pasi kryetar zgjidhet një shqiptar

Mediat botërore: Maqedonasit dhunojnë Kuvendin pasi kryetar zgjidhet një shqiptar

Pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë ku protestuesit e dhunshëm kanë sulmuar disa deputetë dhe gazetarë, kanë shkruar edhe mediet botërore.

Shumica e medieve ndërkombëtare kanë raportuar se krejt këtë dhunë e ka shkaktuar zgjedhja e një shqiptari në krye të Kuvendit të Kosovës.

Washington Post thekson se protestuesit vërshuan Parlamentin e Maqedonisë pasi u votua kryetari i ri i Kuvendit, e që është shqiptar.  Ndërsa gazeta britanike Dayli Mail shkruan se situata është mjaft e tensionuar.

Ndërkaq, titulli i “The Atlantic” është – Çfarë po ndodh në Maqedoni?, duke theksuar që protestuesit kanë hyrë në parlament pasi ligjbërësit kishin zgjedhur një politikan shqiptar si kryetar.

Vazhdojnë edhe të tjera ku Finance Times tregon që burra të maskuar kanë hyrë në parlament dhe kanë sulmuar anëtarët e parlamentit, thekson që është lënduar Zoran Zaev dhe një tjetër i lënduar seriozisht.

Që të gjitha tregojnë për reagimet e Johannes Hahn dhe të ambasadorëve të jashtëm në Maqedoni.

Reuters raporton përmes një dëshmitari i cili kishte parë protestuesit nacionalistë të nevrikosur për zgjedhjen e Xhaferit duke rrahur një ligjbërës të parlamentit. Xhama të thyer në tokë dhe shenja gjaku kishte parë dëshmitari në korridore./Insajderi.com