Mediat austriake: Ish-lojtari i Bayernit dëshiron të luaj për Kosovën

Mediat austriake: Ish-lojtari i Bayernit dëshiron të luaj për Kosovën

Ylli Sallahi mund të jetë afrimi i radhës në përfaqësuesen e Kosovës dhe një lajm i tillë ka alarmuar jo pak mediat austriake. Futbollisti i cili për katër sezone ka qenë pjesë e Bajern Mynihut, tashmë luan me Karlsruhen në Bundesligën 2 dhe cilësohet si një nga lojtarët më të perspektivë për të ardhmen e kombëtares austriake.

Pasi Sinan Bytyqi u largua nga Austria te Kosova, futbollisti i lindur në Skënderaj mund të ndjekë të njëjtën rrugë, dhe sipas portalit “sportnet.at”, situata është shumë më ndryshe nga momenti kur ai mori një ofertë nga Shqipëria.

Lojtari i tha “jo” pak kohë më parë kuqezinjve duke preferuar që të qëndronte te Austria, por portali në fjalë insiston se ai mund të zgjedhë Kosovën me të cilën ka lidhje më të ngushta.

Megjithatë, pritet që vendimi për të ardhmen e Sallahit të merret vetëm pas muajit tetor, kur përfaqësuesja austriake U-21, pjesë e të cilës ai është aktualisht, të luajë ndeshjet e kualifikueseve të Europianit ndaj Ishujve Faroe dhe Gjermanisë