Media britanike i kushton vëmendje pjesëmarrjes së Trepçës ’89 dhe Prishtinës në Evropë

Media britanike i kushton vëmendje pjesëmarrjes së Trepçës ’89 dhe Prishtinës në Evropë

Mediumi britanik Daily Record i ka kushtuar një artikull të veçantë pjesëmarrjes së Trepçës ’89 dhe Prishtinës për herë të parë në garat kualifikuese për kompeticionet evropiane këtë vit.

“Skuadrat skoceze mund të përballen me skuadrat kosovare për herë të parë në kualifikueset evropiane”, ishte titulli i Daily Record, që katër skuadra skoceze mund të luajnë kundër dy skuadrave kosovare, nëse shorti që do të hedhet nesër në Zvicër, i vë përballë.

Klubet e njohura skoceze Celtic dhe Glasgow Rangers, si dhe Aberdeen dhe St. Johnstone janë katër skuadrat skoceze që do të marrin pjesë në kualifikueset për Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve, raporton Daily Record, përcjell Insajderi.

Mediumi britanik shpjegon se kampioni skocez, Celtic, mund të përballet me Trepçën ’89 nëse klubi mitrovicas e kalon fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com