Rita Ora zbulon datën e publikimit dhe titullin e albumit të ri

Rita Ora zbulon datën e publikimit dhe titullin e albumit të ri

Rita Ora do të kthehet me album të ri pas gjashtë viteve, shkruan GazetaBlic.Para se të publikoj albumin Rita do të lansojë një këngë të re, kënga mban titullin ‘Let me love u‘,që do të publikohet të premten me 21 shtator.Albumin, Rita e ka gati me datën 26 nëntor. Titulli i albumit do të jetë ‘Fenix’, ashtu siç ka konfirmuar këngëtarja.

‘Jam shumë e lumtur që do të lansoj ‘Phoenix‘. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor‘, ka thënë Rita në një komunikatë zyrtare.

Ky album i Ritës po pritet tash e sa vite, por as këngëtarja nuk e ka pasur të lehtë, pas gjithë problemeve dhe ndërrimit të labelëve.

Rita në vitin 2015 ka dalë nga labeli i Jy Z, ‘Roc Nation‘, për të nënshkruar me ‘Atlantic Records’.Rita ka zgjedhur muajin nëntor për të publikuar albumin, meqë është edhe ditëlindja e saj, më 26 nëntor.

Ndryshe, Rita së fundi ka publikuar këngën ‘Girls‘, këngë kjo në bashkëpunim, që ka arritur 44 milionë shikime në kanalin zytar në YouTube.