Me ndihmën e Google e gjeti aeroplanin e zhdukur malajzian

Me ndihmën e Google e gjeti aeroplanin e zhdukur malajzian

Inxhinieri australian Peter McMahon, i cili ka eksperiencë në hulumtime të aksidenteve, kohë më parë e ka publikuar pretendimin se me ndihmën e aplikacionit “Google Earth” i kishte gjetur mbetjet e aeroplanit malajzian MH370 i cili ishte zhdukur gjatë fluturimit në vitin 2014.

Siç pretendon McMahon, mbetjet e aeroplanit gjenden 16 km në jug të ishullit Round, i cili gjendet 22,5 km në veri të Mauriciusit, në pjesën e oqeanit e cila më herët nuk është kontrolluar, transmeton Insajderi.com.

Në pretendimet e veta ai ka shkuar edhe një hap tutje, kur ka thënë se beson se zyrtarët amerikan kanë refuzuar ta kontrollojnë atë zonë, por edhe se aeroplani është plotë me vrima të plumbave.

Katër hetues amerikan janë dërguar në Australi për të punuar në rastin MH370, por McMahon konsideron se ata i kanë fshehur informatat kyçe.

“Ata janë kujdesur që informatat e marra nga ana e tyre të mbeten të fshehura nga publiku, madje edhe nga qeveria jonë, por përse? Ata nuk dëshirojnë që aeroplani të gjendet, sepse është përplot me vrima të plumbave. Zbulimi i tij vetëm që do të shkaktonte pyetje shtesë”, ka thënë McMahon./Insajderi.com.