Në teqen Rufai të Prizrenit sot në mënyrë tradicionale u kremtua festa e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si ditëlindja e Hz. Aliut.

Adri Hu" />

Me gjilpëra në fytyrë – Bektashianët e Kosovës festojnë Sulltan Nevruzin

Me gjilpëra në fytyrë – Bektashianët e Kosovës festojnë Sulltan Nevruzin

Në teqen Rufai të Prizrenit sot në mënyrë tradicionale u kremtua festa e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si ditëlindja e Hz. Aliut.

Adri Husein Shehu, i cili është shehu i teqes Rufai, tha se edhe këtë vit sikurse çdo vit tjetër e kremtojnë ditën e Sulltan Nevruzit, duke uruar një vit të mirë, me bereqet dhe lumturi. Ai po ashtu uroi që ky vit të sjellë lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

Dhjetëra besimtarë bektashianë nisën këtë rit me rrotullime karakteristike të festës ku përmes këndimeve të lutjeve bëhet thirrje për begati dhe paqe. Gjatë kësaj ceremonie u lexua edhe mevlud.

Sulltan Nevruz nga gjuha persiane do të thotë Ditë e Re dhe është festë tradicionale e lashtë iraniane, që konsiderohet si dita e parë e vitit dhe njihet si festë e cila shënon ditën e pranverës. Festa e Nevruzit kremtohet edhe në vende të tjera në botë.

 

Kjo ceremoni mbahet çdo vit në Prizren, në jug të Kosovës. Bektashinjtë formojnë një pjesë të vogël të popullësisë së Kosovës.

Një dervish i Kosovës gatuaj qafën me një gjilpërë në Prizren më 22 mars 2018 © Armend NIMANI AFP
Një dervish i Kosovës në Prizren më 22 mars 2018 © Armend NIMANI AFP

Ceremonia fillon me këngë të kënduara nga besimtarët, duke përfshirë fëmijët.

Pas dy orësh, besimtarët, në një gjendje gjysmë të ndërgjegjshme, shpojnë faqet e tyre apo gojën me gjilpëra pesëmbëdhjetë centimetra të gjata. /Insajderi.com