Me 3 muaj vonesë Akademia e Shkencave mban simpoziumin për Pavarësinë e Kosovës

Me 3 muaj vonesë Akademia e Shkencave mban simpoziumin për Pavarësinë e Kosovës

Akademia e Shkencave të Kosovës, ka mbajtur sot me tre muaj vonesë simpoziumin shkencor ndërkombëtar për Pavarësinë e Kosovës.

Në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave të Kosovës njoftohet se “Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, organizoi Simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Pavarësia e Kosovës dhe sfidat e shtetndërtimit”. Simpoziumi u mbajt më 17 maj 2018, në mjediset e Akademisë”, shkruan Insajderi.

Në këtë simpozium kanë marrë pjesë profesor nga Kosova, Shqipëria Serbia dhe Bullgaria. Me ç’rast ata kanë shpalosur sfidat dhe të ardhmen të cilën e pret Kosova.

Më 17 shkurt Kosova ka festuar 10 vjetorin e Pavarësisë, me ç’rast institucionet shtetërore kishin organizuar ngjarje të veçanta për këtë vit jubilar. /Insajderi.com