McGregor pozon me armë para duelit me Mayweather

21.08.2017 16:31
McGregor pozon me armë para duelit me Mayweather

Java e fundit e përgatitjes në prag të duelit të 26 gushtit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor ka nisur, me dy sportistët që po harxhojnë fishekët e fundit para se të ngjiten në ring.

Dhe ai që ka befasuar sot me daljen e tij publike të radhës është sportisti irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor, që ka postuar një foto, duke mbajtur në duar armë të kalibrit të rëndë (automatik).

Në foto janë edhe anëtarë të stafit të sportistit irlandez, që duket se janë gati të shkrepin armët dhe të tregojnë forcën e tyre në këtë javë vendimtare.

Conor McGregor gjate pergatitjeve per duelin e 26 gushtit

Kjo fotot e McGregor, i armatosur rëndë, është publikuar në rrjetet sociale dhe ka bërë xhiron e botës, duke marrë edhe mjaft kritika për faktin se një sportist si ai nuk duhet të bëjë dalje të tilla publike.

Por për irlandezin kjo është një foto që tregon se e gjithë skuadra e tij është gati për duelin dhe fitoren. Kjo nuk është hera e parë që kampioni irlandez i UFC-së poston foto të tilla me armë zjarri, ndoshta duke u përpjekur të frikësojë sadopak rivalin e tij Mayweather.

Duket qartë që tensioni dhe atmosfera në prag të këtij duel ka kapur majat.