McGregor përgatit festën për fitoren ndaj Mayweather

McGregor përgatit festën për fitoren ndaj Mayweather

Conor McGregor është aq i bindur se do ta mundë Floyd Mayweather sa ka filluar që tani të shesë biletat për festën e tij të fitores, teksa çmimet fillojnë nga 18.000£.

Irlandezi është përgatitur të befasojë botën dhe të mposhtë legjendën amerikane të boksit, i cili ka një rekord perfekt 49 fitore dhe 0 humbje, kur dy atletët të përballen 26 gushtin e ardhshëm.

Ylli i UFC-së do ta organizojë festën në klubin luksoz të natës “Encore Beach Club” që ndodhet në Las Vegas. Biletat standarde për femrat do të jenë rreth £27, ndërsa për meshkujt £46. Por për VIP-at do të ketë vende të rezervuara, me çmimin e biletave që do të fillojë nga 18.000£ ($23,732.45).

Ata që mendojnë se irlandezi nuk do të jetë i pranishëm në rast se humbet ndaj “Money” Mayweather nuk duhet të shqetësohen. Edhe pas humbjes befasuese të pësuar në 2016-ën kundër rivalit të tij Nate Diaz, McGregor ka festuar deri në orët e para të mëngjesit me fansat e tij.

Vetëm disa orë pasi ishte mposhtur nga Stockton “bad boy”, McGregor dhe grupi i tij ka festuar në “Surrender nightclub”, njofton telesport.

Para se të festonte me shokët e tij, ylli i MMA-së ka thënë: “Do të pi një gotë për të festuar. Ka pasur shumë momente historike dhe ky është një prej tyre. Momentet e vështira të ndihmojnë të rritesh dhe ajo që nuk të vret të bën më të fortë”.