McGregor ka një vërejtje për gjyqtarin e ndeshjes

27.08.2017 09:42
McGregor ka një vërejtje për gjyqtarin e ndeshjes

Conor McGregor duroi 10 raunde boks ndaj Floyd Mayweather në debutimin e tij si boksier profesionist.

Në fund të sfidës që e humbi me “knockout” teknik, luftëtari i MMA u shpreh i kënaqur për paraqitjen e tij, por edhe i mërzitur me gjyqtarin Robert Byrd, i cili e mbylli ndeshjen shumë shpejt sipas irlandezit.

“E ndaloi shumë shpejt ndeshjen. Unë u lodha, nuk më rrëzoi Mayweather. Ishte sfidë e barabartë”, tha irlandezi, të cilit po i vinte rrotull “knockout”-i që në raundin e nëntë.

“Nuk është shumë i fortë apo shumë i shpejtë, por ka diçka. Shumë eksperiencë”, tha McGregor për Mayweather.