McGregor flet para duelit me Mayweather

McGregor flet para duelit me Mayweather

Kampioni i arteve të përziera marciale, Conor McGregor ka deklaruar se “nuk i intereson rekordi i Floyd Mayweather” dhe se dëshiron ta mposhtë boksierin amerikan.

Në një intervistë pak orë para fillimit të meçit, të cilësuar si “Lufta e Shekullit”, McGregor ka thënë se është i koncentruar vetëm për të fituar ndeshjen ndaj Floyd Mayweather, raporton Insajderi.

“Mua nuk më intereson për rekordet e tij, apo arritjet; Në fund të fundit është një ndeshja e një njeriu ndaj një njeriu tjetër”, ka thënë McGregor.

McGregor është cilësuar jofavorit në sfidë ndaj Mayweather, për shkak të rekordit të amerikanit Mayweather prej 49 ndeshjeve pa asjë humbje në boksin profesionit. /Insajderi.com