Mbytja me thikë e të riut në Ferizaj, një muaj paraburgim për personin e dyshuar

Mbytja me thikë e të riut në Ferizaj, një muaj paraburgim për personin e dyshuar

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj njërit nga të dyshuarit për rrahjen që përfundoi me vdekje për të ndjerin E.I.

“I pandehuri A.A, (së bashku me të pandehurit D.Sh dhe M.M)dyshohet se në një kafiteri në Ferizaj, pas një mos marrëveshje të më hershme me tani të ndjerin E.I,ishin nisur të përgatitur për në kafiteri, ku e kanë ditur se gjendet tani i ndjeri E.I dhe pasi hynë në kafiteri në mënyrë të befasishme duke e goditur disa herë me thikë tani të ndjerin dhe duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ndërsa i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit E.Sh, dhe I,E me të cilat veprime po ashtu kanë shkaktuar frikë te pjesëmarrësit në kafiteri” thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehuriA.A dyshohet se ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK –së dhe veprën penale të kryer në bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së dhe bazuar në nenin 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.