Mbytet një shqiptar teksa po bënte zhytje

Mbytet një shqiptar teksa po bënte zhytje

Një shtetas shqiptar A.H. (34) nga Tirana është mbytur sot në vendin e quajtur shpella e “Haxhi Aliut”, në Karaburun.

Ai është mbytur derisa po merrej me zhytje, ndërkohë që trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura detaje tjera.