Mbytet një person në pishinën e Gërmisë

Mbytet një person në pishinën e Gërmisë

Një person është mbytur sot në pishinën e Gërmisë rreth orës 14:00, ndërsa me urdhër të policisë njerëzit e pranishëm janë larguar nga pishina.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se personi i vdekur është një 69-vjeçar me inicialet B.K.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit rasti është shpallur si vdekje e dyshimtë.

“Rasti vdekje e dyshimtë ka ndodhur rreth orës 14:00. Presim raport prej mjekësisë ligjore për të treguar shkakun e vdekjes”, ka thënë ajo. /Insajderi.com