Mbytet një 49-vjeçar në lumin e Vjosës

06.08.2017 23:22
Mbytet një 49-vjeçar në lumin e Vjosës

Një 49-vjeçar është mbytur në lumin e Vjosës në fshatin Mifol të Vlorës.

Policia thotë se u njoftua nga qytetarët se 49-vjeçari i mbytur në lum është me iniciale A.N.

Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si dhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit, raporton TvKlan.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.