Mbytet në pishinë turisti polak që pushonte në Sarandë

Mbytet në pishinë turisti polak që pushonte në Sarandë

Është mbytur në pishinë një turist polak. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, në pishinën e një hoteli në këtë vend turistik.

Turisti polak me inicialet H.T. 78 vjeç, ka qenë nën shoqërinë e bashkëjetueses së tij, me iniciale Z.K., 69 vjeçe në momentet që është mbytur.

Nga të dhënat paraprake mendohet se 78-vjeçari, mund të ketë pësuar infarkt, shkruan Gazeta Shqip.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. /Insajderi.com