Mbytet në lumin Vjosa një 49-vjeçar

07.08.2017 10:30
Mbytet në lumin Vjosa një 49-vjeçar

Një 49-vjeçar u mbyt pasditen e së dielës në ujërat e lumit Vjosë, në afërsi të fshatit Mifol, bëri të ditur Policia e Vlorës, e cila mori një telefonatë në orën 18.00 që njoftonte këtë ngjarje.

Autoritetet thanë se viktima është një 49-vjeçar me inicialet A.N. dhe se kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Në ndihmë të policisë janë thirrur edhe polumbarët, ndërsa grupi hetimor nisi hetimet në lidhje me këtë ngjarje.