QNR i futet punës...

23.08.2017 11:08

Mbyllja e afatit për aplikim, Agim Bahtiri flet për fatin e tij

23.08.2017 11:07
Mbyllja e afatit për aplikim, Agim Bahtiri flet për fatin e tij

Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës së Jugut nga AKR-ja, Agim Bahtiri, ka treguar rreth mundësisë së rikandidimit të tij për këtë pozitë.

Ai ka thënë se dje gjatë ditë nuk ka pasur mundësi t’u përgjigjet interesimit të medieve për shkak të varrimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Megjithatë, ai ka thënë se do të jetë sërish kandidat i AKR-së për të parin e kësaj komune. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bahtiri përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Dje mediat kishin shkruar se unë nuk do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës, por pasi që isha në ceremoninë e varrimit të Bajram Rexhepit, e kam pasur telefonin mbyllur dhe nuk kam mundur t’iu përgjigjem thirrjeve të mediave dhe të qytetarëve, për shqetësimet e të cilëve më vjen jashtëzakonisht keq.

Po ashtu edhe familja ime ishte shqetësuar shumë, të cilët pastaj edhe bënë një apel publik që të rikandidoj. Unë i garantoj qytetarët e Mitrovicës se do të jem çdoherë me ta dhe do të punoj për ta. Pra, unë do të rikandidoj prapë për kryetar të Mitrovicës, ku fitorja do të jetë e pakontestueshme, duke pasur parasysh punët që i kemi bërë së bashku me qytetarët dhe ekipin më të cilin i hyj kësaj gare.

Pjesë e ekipit tim do të jenë njerëzit më të devotshëm që vijnë nga gjiri i popullit, ku sot do ta prezantoj listën me 38 kandidatët e AKR-së për asamble komunale, të cilët janë njerëzit me të denjë të Mitrovicës për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

Gjithashtu, ju informoj se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendin që mos të bëjë koalicion me PAN-in./Insajderi.com