Mbyllet pjesa e parë, Kosova po mposhtet në Finlandë

05.09.2016 21:37

Një gol i shënuar nga Paulus Arajuuri në minutën e 18-të po e vendos pjesën e parë të ndeshjes së parë historike të Kosovës në kualifikimet e botërorit "Rusi 20182 ndaj Finlandës.

Mbyllet pjesa e parë, Kosova po mposhtet në Finlandë

Edhe pse Kosova e nisi më mirë ndeshjen, madje në minutën e 10-të të takimit goditi shtyllën e epërme të portës së Finlandës, ajo pësoi vetëm tetë minuta më vonë.

Ishte mbrojtësi i Finlandës Arajuuri që shënoi gol pas goditjës nga këndi dhe një tollovie në zonën e Kosovës, për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij, raporton Insajderi.

Pas këtij goli Kosova mbajti më shumë topin në pronësi, madje dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, pati një rast shumë të mirë për të shënuar me futbollistin e Red Bull Salzburg, Valon Berisha, mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit finlandez. /Insajderi.com