Mbyllet një lokal në Kamenicë pasi punonjëset nuk kishin leje qëndrim

Mbyllet një lokal në Kamenicë pasi punonjëset nuk kishin leje qëndrim

Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli në një lokal në Kamenicë, nën dyshimin për trafikim me njerëz kanë, gjetur duke punuar katërmbëdhjetë femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria.

Sipas policisë pas intervistimit të tyre nuk është vërejtur se ka elemente që i bëjnë të jenë viktima potenciale të trafikimit.

“Por, për shtatë nga to, në mungesë të dokumentacionit përkatës për leje qëndrim të njëjtat janë proceduar tek Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtutjeshme në baze të Ligjit për të huaj”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa inspektorët e ATK-së, lokalin në fjalë e kanë mbyllur, pasi kanë gjetur parregullsi në dokumentacion./Insajderi.com