Mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit në Deçan

Mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit në Deçan

Sot janë mbyllur 14 lokale të lojërave të fatit me vendimin e kryetarit të komunës, Rasim Selmanaj.

Në komunikatën zyrtare lëshuar nga zyra e kryetarit, thuhet “Më kërkesën e Komunës së Deçanit, me asistencën e inspektorëve komunalë, Doganës së Kosovës, Drejtorisë për Lojërat e Fatit, në harmoni më Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe vendimin e kryetarit të Komunës z. Rasim Selmanaj, sot u bë mbyllja e 14 ofruesve të lojërave të fatit në komunën e Deçanit”.

Më tej kryetari thotë se kjo “është dukuri negative dhe se askush nuk e përkrahë hapjen e tyre”.

Para dy vitesh një aksion ishte ndërmarrë nga Policia e Kosovës për të mbyllur këto lokale por që rezultoi i pasuksesshëm. /Insajderi.com