Mburrja e Mustafës me kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave

Mburrja e Mustafës me kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim me kryetarët e degëve dhe kandidatët për kryetar në zgjedhjet lokale.

Aty kryetari i partisë, Isa Mustafa ka thënë se kjo parti do të garojë me njerëz që nuk kanë qenë pjesë e krimit dhe korrupsionit, njofton Klan Kosova.

Mustafa ka theksuar se kjo shkon në interes të komunave dhe se afirmon vlerat demokratike.

“LDK do të del ballë hapur e fitimtare në zgjedhjet lokale. Ky takim i sotshëm është organizuar për këtë qëllim”, tha Mustafa.