Mburrja e kryetarit të qytetit të ndotur me një citim për “ndryshime klimatike”

Mburrja e kryetarit të qytetit të ndotur me një citim për “ndryshime klimatike”

Prishtina këtë dimër, për një ditë, ka qenë qyteti më i ndotur i botës.Me 19 dhjetor të vitit të kaluar shkalla e ndotjes ka arritur në 330 gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin.

Sipas matjeve zyrtare nga 301 deri në 501 ajri është helmues dhe propozohet që të gjithë të mbyllen brenda pasi mund të jenë të afektuar nga ajri.

Tema e ndotjes së ajrit në Prishtinë u bë jashtëzakonisht e përfolur pasi mediat publikuan të dhënat e matësit të cilësisë së ajrit i vendosur nga Amabasa Amerikane që i përditësonte të dhënat cdo katër orë. Kishte pasur edhe protestë.

Prishtina hynë edhe në listën e qyteteve më të ndotura të rajonit. Ia kalon vetëm Tetova që konkurron edhe me qytetet e tjera sikurse Pekini.

Për kryetarin e Tetovës nuk dihet nëse është cituar por kryetari tjetër i kryeqytetit në rajon, Shpend Ahmeti është mburrur se është cituar në një libër që flet për rëndësinë e përfshirjes së qyteteve në ndryshimet klimatike.

Ahmeti, në rrjetin social Twitter ka publikuar një fotografi të librit “Climate of Hope”(Klima e Shpresës) nga autorët Michael Bloomberg dhe Carl Pope, teksa ka njoftuar se është cituar nga autorët, nga ish-kryebashkiaku i Neë Yorkut në bashkëpunim me Carl Pope.

“Pranova librin e ri të ish kryetarit të New York, Michael Bloomberg, Climate of Hope. Befasi e këndshme ishte që isha i cituar”, shkroi Ahmeti.

Ahmeti në atë libër është cituar të ketë thënë diçka që i shkon shumë Prishtinës, qytetit që ai e udhëheqë.

“Asnjë qytet nuk është aq i varfër sa të mos jetë në gjendje të ofrojë një agjendë për ndryshime klimatike”, citohet Ahmeti në këtë libër.

Në fakt Ahmeti për katër vitet e udhëheqjes së tij nuk është se ka ofruar ndonjë agjendë për ndryshime në klimatike.

Ndryshimet klimatike, Komuna e Prishtinës i pati përmendur kur në Prishtinë erdhën autobsët e rinj.

Zyra e Ahmetit në fund të janarit të këtij viti kishte thënë se autobusët e rinj pritet të rrisin cilësinë e ajrit, që kishte arritur shifra alarmante.

Tash që ndotja e ajrit nuk është temë në kryeqytet, Ahmeti mund të shijojë nderin e citimit në një libër për ndryshime klimatike./Insajderi.com