Mbulohet grafiti në Prishtinë, i punuar nga artisti i njohur

Mbulohet grafiti në Prishtinë, i punuar nga artisti i njohur

Në shumë vende të botës grafitet dhe vizatimet në mure janë ilegale, e në disa shtete këto grafiti konsiderohen si pasqyrim i laramanisë së kulturës së vendit.

Prishtina tash e një kohë të gjatë ka pasur nevojë për ngjyra. Këtë e tregojnë edhe grafitit e ndryshme që janë realizuar dekadën e kaluar në qytet, e sidomos grafitit e shumtë që sapo janë përfunduar në murin anësor të Rrugës B, në Prishtinë.

Mirëpo edhe pse shumë grafiti u janë shtuar Prishtinës, njëri është mbuluar.

Grafiti i punuar në vitin 2009, nga artisti i mirënjohur i muraleve “The London Police”,  në murin e objektit të Departamentit të Kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, tashmë është mbuluar tërësisht si rezultat i renovimit të objektit.

Për artistin e njohur “The London Police”, grafiti i Prishtinës është vetëm njëri në mesin e qindra mijëra grafiteve të cilat i ka realizuar nëpër gjithë botën.

Ai ka thënë se Prishtinën e sheh si një vend që ka nevojë të ju shtohen ngjyrat dhe shpreson te kthehet përsëri, për një grafit tjetër.

Mirëpo a do të vinte “The London Police” përsëri, po ta dinte se vepra e tij sot është mbuluar tërësisht?