Mbrojtësi i Skënderbeut shpërthen në lot gjatë intervistës

Mbrojtësi i Skënderbeut shpërthen në lot gjatë intervistës

Mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani, ka treguar emocionet e tij pas ndeshjes së sotme ku fillimisht shpjegoi çështjen e premios.

“Do i qeras me birra të gjithë tifozët që do të vijnë në stadium për ndeshjen me Flamurtarin dhe do ia bëj gëzuar me ta”, tha fillimisht mbrojtësi për “SuperSport”.

“Latifin e përshëndetëm siç di vetëm Skënderbeu. Shehi do ta lërë futbollin pas dy viteve. Unë do ta lë pas dy viteve futbollin kur të bëj 34 vjeç. Ua premtoj që Orgesi nuk e lë futbollin. Sa i përket premios, do ta mbaj fjalën për tifozët. Paratë e presidentit? Mjafton vetëm një javë dhe ai e mban fjalën.

Dedikimi? Pas vdekjes së vëllait u premtova në familje se do t’u çoja titullin, por nuk ia dola. Tani kjo arritje u dedikohet nënës dhe babait tim. Posaçërisht vetëm atyre…(i dridhet zëri… përlotet..”.

https://vid.me/mwiSy