Mbrojtësi i Manchester United kërkon pagesë për t’u larguar nga skuadra

Mbrojtësi i Manchester United kërkon pagesë për t’u larguar nga skuadra

Luke Shaw do të pranojë të largohet nga Manchester Unitedi vetëm nëse klubi pajtohet t’ia paguajë atij 5 milionë funte për t’i mbuluar humbjet në të ardhura, raporton The Sun.

Mbrojtësi i krahut të majtë pritet të nxirret në shitje në afatin kalimtar të janarit, pasi shihet si i tepërt nga Jose Mourinho.

Duke ditur se ka shumë pak mundësi të gëzojë pagë të njëjtë diku tjetër si në United, raportohet se Shaw do të kërkojë që United ta mbulojë deficitin në pagë para se të pranojë të largohet.

Newcastle United është ndër klubet që e dëshirojnë atë në janar. /Express/