Mbrojtësi i Kosovës realizon gol për Dinamo Zagrebin

Mbrojtësi i Kosovës realizon gol për Dinamo Zagrebin

Amir Rrahmani ka shënuar gol në fitoren e Dinamos së Zagrebit ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, luajti si titullar në ndeshjen e së dielës.

Ai e ka ndihmuar Dinamon e Zagrebit ta mposhtë 2:0 Slaven në Kroaci, duke shënuar golin e dytë në minutën e 66-të. /Insajderi.com