Mbretëresha zyrtarisht lejon martesën e princit Harry

Mbretëresha zyrtarisht lejon martesën e princit Harry

Mbretëresha Elizabeth edhe zyrtarisht i dha leje nipit, princit Harry që të martohet me aktoren amerikane Meghan.

Përmes një letre që Mbretëresha e dërgoi në Këshillin Shtetëror të Britanisë së Madhe, e dëshmoi se po pranon që kjo dasmë të realizohet.

Ky vendim i Mbretëreshës është vetëm formalitet, sepse ajo i kishte dhënë bekimin çiftit më herët.

Dasma e çiftit do të mbahet me 19 maj, dasmë kjo e cila po merr vëmendjen e gjithë botës, ku pritet që transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë së kurorëzimit do t’i thyej të gjitha shikueshmëritë.