Mbretëresha i jep dritën jeshile ligjit për Brexit

Mbretëresha i jep dritën jeshile ligjit për Brexit

Mbretëresha britanike Elizbeth i ka dhënë miratimin formal ligjit për Brexit, apo për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Ligji u miratua të hënën nga të dyja dhomat e Parlamentit.

Ai i mundëson kryeministres Theresa May të njoftojë Brukselin se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja. Njoftimin do ta pasojë një proces dyvjeçar i negociatave.

May ka thënë se do ta nisë procesin në fund të këtij muaji.