Mblidhet kryesia e PDK-së

02.08.2017 10:52
Mblidhet kryesia e PDK-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe shumë nga deputetët e saj, janë mbledhur tani në zyrat e partisë.

Merret vesh që në këtë takim do të marrë pjesë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ndërkohë që temë e këtij takimi do të jetë seanca e nesërme konstituive.

Ndonëse takimi është thirrur për orën 10:00, akoma vazhdojnë deputetë teksa futen në ambientet e partisë, shkruan Gazeta Mertro.

Është raportuar se seanca e Kuvendit mund të shtyhet pasi Veseli nuk i ka të sigurt votat e nevojshme, por të cilën gjë e kanë hedhur poshtë deputetë të PDK-së, të cilët janë shprehur të bindur se votat për Veselin janë të siguruara.

Ndryshe, seanca për konstituimin e Kuvendit mbahet nesër, që i bie gati 2 muaj pas ditës së zgjedhjeve.