Mblidhet kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

20.11.2017 07:54
Mblidhet kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e radhës.

Në rend dite ndër të tjerash janë  shqyrtimi i parë i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin nr. 04/L-214, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave, e të tjera.

Mbledhja e kryesisë nis në orën 15:00.