Mblidhen qendrat e VV-së, kanë një kërkesë të vetme

Mblidhen qendrat e VV-së, kanë një kërkesë të vetme

Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në të gjitha komunat e Kosovës kanë mbajtur një mbledhje në lidhje me problemet që janë shfaqur brenda kësaj partie.

Sipas asaj që Insajderi merr vesh bisedimet brenda degëve të VV-së janë lidhur pikërisht me përçarjet e fundit brenda kësaj partie, që tashmë janë bërë publike.

Lidhur me mbledhjet që qendrat e VV-së kanë mbajtur sot Insajderi ka kontaktuar kryetarin e degës së VV-së në Deçan, Ilir Cacajn. Ai në një bisedë të shkurtë ka konfirmuar takimet që nga degët e kësaj partie.

Cacaj ka treguar shkurtë se në mbledhje është kërkuar që sa më shpejtë të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshme ku do të diskutohej zhvillimeve të fundit.

“Takimet janë mbajë dhe ka pas kërkesë që të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjitshme ku do të sqaroheshin problemet nëse ka”, ka thënë Cacaj./Insajderi.com