Mblidhen pesë komisione parlamentare

Mblidhen pesë komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Kështu, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane.

Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohet me përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës për Siguri, Zhvillim dhe Sundimin e Ligjit.

Po sot Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës, do të mbajë takimin e dytë koordinues me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik.

Nga ora 11:00, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim