Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime për “Grupin Kumanova”

Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime për “Grupin Kumanova”

Peticionin për të nisur një hetim ndërkombëtarë për “Grupin e Kumanovës” e kanë nënshkruar tashmë mbi 10 mijë persona.

Ky peticion ka nisur disa ditë më parë dhe vjen si kërkesë pas dënimit të 33 pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” të cilët u ishte shpallur dënimi me 746 vjet burg.

Një hetim ndërkombëtarë e kanë kërkuar edhe avokatët e të dënuarve, përfshirë familjarët e tyre. Kërkesës i është bashkuar edhe Qeveria e Kosovës.