Mbledhja e tretë – Haradinaj mburret, Rama ka një kërkesë multi milionëshe  

Mbledhja e tretë – Haradinaj mburret, Rama ka një kërkesë multi milionëshe  

Edhe pse mbledhja e së hënës në Korcë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është e treta me radhë që po mbahet në këto tri vitet e fundit, të dy kryeministrat kanë nisur takimet duke u informuar njëra-tjetrën.

Kryeminsitri kosovar e ka informuar kabinetin e Ramës për sic tha ai, të arriturat dhe fokusin e Qeverisë së re që ai e drejton duke thënë se  luftimi i krimit e korrupsionit, fokusimi te rritja ekonomike, anëtarësimi në NATO, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, janë sfidat e qeverisjes së tij, teksa ka kërkuar nga Shqipëria një ndihmë.

“Dëshiroj të apeloj se vetëm së bashku, edhe Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në njohjen nga vendet tjera, kështu mund të forcohet shteti jonë”, ka thënë Haradinaj, në mbledhjen e dy Qeverive.

Ndërsa kryeministri Rama ka folur më shumë për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.

“Do të vijojmë punën për hapjen e zyrës për Kosovën në terminalin doganor, këto pika jemi të përkushtuar të përfundojnë brenda një kohe shumë të shkurtër.Eksporti transit në Kosovë përbën 11% ndërsa importi transit për Kosovën përbën 10 %, kjo do të përbëjë një shkurtim drastik për strukturat e Kosovës”, ka thënë Rama, raporton Insajderi.

Më pas ka pasur një kërkesë multi-milionëshe.

“Në vitin 2017, volumi i tregut  me Kosovën përbën 2,7% të tregtisë me Shqipërinë.Potencialin e jashtëzakonshmën për të kaluar për tej shifrës prej 200 milionë euro, eskportet janë rritur prej 509 milion, për këtë arsye të dyja qeveritë do të punojnë që në të ardhme të kenë sasi dhe vlera të rëndësishme”, ka thënë Rama.

Ndërkohë gazetarët ende po presin jashtë objektit  ku po mbahen Mbledhja e përbashkët. Mbledhja po mbahet në objektin vendin ku u hap shkolla e parë shqipe 130 vjet më parë, po ashtu në 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë./Insajderi.com