Mbledhja e acartë – Dy qeveritë gati të nisin takimin e përbashkët në Korçë

27.11.2017 15:28
Mbledhja e acartë – Dy qeveritë gati të nisin takimin e përbashkët në Korçë

Dy Qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë janë bashkur në Korçë. Për pak presin ta nisin mbledhjen e përbashkët, ku priten të diskutohen gjëra të rëndësishme për të dyja vendet.

Por për banorët e Korçës e hëna është një ditë e zakonshme dimri. Tashmë qyteti është kapluar nga temperaturat e ulëta dhe ka reshje bore.

Për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive nuk dinë as punëtorët e hotelit, që gjendet në qendër të qytetit.

Edhe pse mbledhja mbahet në ambient të hapur shumë pak atmosferë vërehet para nisjes së saj.

Ndërkohë një aksident ka ndodhur me eksortën e kryeminsitrit shqiptar Edi Rama, teksa pak është bërë e ditur nga agjenda e takimeve të dy Qeverive, që do të vazhdojë edhe nesër në Vlorë.