Mbi 90 civilë të vrarë nga bombardimet ruse në Siri

Mbi 90 civilë të vrarë nga bombardimet ruse në Siri

Rreth 90 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, kanë mbetur të vrarë në dhjetëra sulme ajrore siriano-ruse mbi Alepo dhe rrethinat e tij.

Sipas televizionit arab Al Jazira, në një nga këto sulme, në fshatin Beshkati në perëndim të Alepos, janë vrarë 12 anëtarë të një familjeje, mes të cilëve 6 fëmijë, të mitur dhe adoleshentë.

Bombardimet qeveritaro-ruse në Siri rifilluan në agim dhe vunë në shënjestër pjesën lindore të Alepos, e kontrolluar nga rebelët dhe e rrethuar nga forcat besnike të Assad.

Burimet saktësojnë se zona ku ndodhet kampi i refugjatëve palestinezë, Handarat, është përfshirë nga bombardimet dhe për pasojë shumë civilë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, llogaritet se mbi 6 mijë persona, pjesa e dërrmuese e të cilëve militantë të ISIS, janë vrarë në Siri në dy vitet e fundit nga aksionet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat janë publikuar nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, ONDUS, që saktëson se nga 6.213 të vrarë, 5.357 janë militantë xhihadistë dhe 611 civilë.