Mbi 800 kompani falimentojnë në Zvicër

26.03.2017 10:22
Mbi 800 kompani falimentojnë në Zvicër

Në muajt janar dhe shkurt 2017 në Zvicër 807 kompani kanë paraqitur kërkesa për falimentimin e tyre. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është një rritje prej 4 për qind, siç njofton shërbim informativ nga Bisnode D&B.

Me një rritje prej 41 për qind është regjistruar në Zvicrën Qendrore. Por edhe në pjesën veriore 22 për qind më shumë kompani shkuan në falimentim. Në anën tjetër, në jugperëndim të Zvicrës raporti flet -16 për qind dhe në Cyrih -7 për qind, rënie kjo në falimentime.

Brenda sektorit, situata është përkeqësuar sidomos në industrinë e ndërtimit. Shkalla e paaftësisë për të realizuar pagesat ka qenë në këtë sektor rreth katër herë më e lartë se mesatarja e Zvicrës. Gjithashtu në industrinë e mikpritjes norma e falimentimit ishte mbi mesataren, përcjell albinfo.ch.

Fondacioni Bisnode D&B njofton se 6854 kompani janë regjistruar sërish në regjistrin e firmave, që është një rritje prej 2 për qind.