Mbi 60 vajza nën 18-vjeç u martuan vitin e kaluar, por asnjë mashkull

Mbi 60 vajza nën 18-vjeç u martuan vitin e kaluar, por asnjë mashkull

Saktësisht 63 vajza të mitura u martuan gjatë vitit 2016 në Kosovë, por këto vajza nuk u kurorëzuan me burrat e tyre të së njëjtës moshë, pasi asnjë djalë nën 18-vjeç nuk u kurorëzua gjatë vitit të kaluar në Kosovë.

Kështu tregojnë statistikat për kurorëzime, për vitin 2016, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas statistikave të publikuara nga ASK, asnjë djalë nën moshën 18-vjeç nuk është kurorëzuar gjatë vitit 2016, raporton Insajderi.

E mosha në të cilën gratë kosovare janë kurorëzuar më së shpeshti gjatë vitit 2016, ishte mosha 24-vjeçare. Ndërsa tek burrat, ishte mosha 26-vjeçare.

Ndërsa dy komunat ku nuk u kurorëzuan asnjë çift, janë dy komunat me shumicë serbe: Ranillugu dhe Graçanica. /Insajderi.com