Mbi 350 milionë euro u inkasuan nga ATK-ja

18.11.2017 12:10
Mbi 350 milionë euro u inkasuan nga ATK-ja

Njëra ndër dikasteret qeveritare më të rëndësishme në Kosovë pa dyshim që është ajo e Financave, ku me manaxhimin e mirë shteti shënon rritje ekonomikisht. Sa i përket, Administratës Tatimore  prej një periudhe disa muajshe është cilësuar e sukseshme nga të hyrat tatimore të saj.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka treguar të hyrat e  ATK-së prej periudhës Janar deri Tetor të këtij viti. Sipas saj, kanë shënuar rritje dukshëm më shumë se sa në vitin e kaluar.

“ATK po vazhdon në një trend të vazhdueshëm pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore, si rrjedhojë kemi pasur rritje prej 4.4 % më shumë për periudhën Janar-Tetor 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016”, është shprehur ajo.

Megjithatë, Bytyqi tregon se nga kjo periudhë nga të hyrat  ATK  ka inkasuar mbi 350 milionë euro.

E, kjo ka bërë të veçoi se është dukshëm më shumë se sa në vitin e kaluar.

“Për këtë periudhë ATK ka inkasuar 351 milion euro, ose 14.7 milion euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraprak”, ka thënë Bytyqi.

Më tej, zëdhënsja e ATK-së ka bërë të ditur edhe planin  e tyre që kanë për të hyrat tatimore.

Ajo thotë se plani i ATK-së për këtë vit është 423 milion euro.

Sipas saj, kjo ngritje është si rezultat i planifikimi të mirëfillt, rritjes së bashkëpunimit me agjencionet tjera, menaxhimit dhe punës ekipore të stafit të ATK-së i cili ka aplikuar një qasje profesionale me integritet të lartë ndaj tatimpaguesve.

Por, gjithsesi,  duke informuar tatimpaguesit për obligimet e tyre tatimore, duke udhëzuar ata për zgjidhjen e problemeve, dukë bërë vizita edukative dhe aktivitete të tjera të përcaktuara nga dokumentet strategjike të ATK-së, siç është Plani për Trajtim të Rreziqeve, Planet Operative, e të tjera.

Në fund, ATK konsideron se është në rrugë të duhur që të punojë  shumë në ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë të mbledhjes së tatimeve dhe se rezultatet do të jenë akoma më të mira në numra viteve të ardhshme./